spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj akuza të rënda ndaj Kurtit: Ai e ka vendin në burg

Haradinaj akuza të rënda ndaj Kurtit: Ai e ka vendin në burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për kontratat njëburimore, duke i cilësuar veprimet e tyre si të kundërligjshme.

Haradinaj ka akuzuar qeverinë Kurti për ‘vjedhjen’ e tenderëve, ndërsa ka thënë se shumë prej tyre do të përfundojnë në burg për korrupsion.

- Advertisement -

Madje, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend.

“Unë besoj që shumë prej tyre kanë me përfundu në burg për tenderët njëburimorë. Sa here që prokuoria e heton për korrupsion, a e keni vërejt që Kurti e sulmon prokurorinë”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

I pyetur se a mund të përfundojë kryeministri aktual në burg, Haradinaj është shprehur i bindur se ai është i përfshirë në korrupsion dhe se për këtë duhet të përfundojë në burg.

“Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj para mërgatës në Gjermani.

Haradinaj, u është kundërpërgjigjur akuzave se gjatë qeverisjes së tij është takuar me Milan Radojçiq, i cili asokohe ka qenë në krye të Listës Serbe.

Ai ka pranuar se është takuar me Milan Radojçiq në kohën sa ka qenë në qeverisje, porse ka theksuar se situata në atë kohë ka qenë krejtësisht ndryshe.

“Në kohën e qeverisjes Haradinaj, policia ka shku e ka marrë një zyrtar të Serbisë e ka pru në Prishtinë dhe e ka përcjellë në kufij. Ju kujtohet që Radojçiq që tash është bo kaq i zoti, ka qenë njo prej atyne. Policia ju ky hy në shtëpi në qeverisjen time”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se në kohën e qeverisjes së tij, Radojçiq kishte ikur dhe nuk ishte kthyer më në Kosovë.

“Këta po munohen jo e ka taku Ramushi-Radojçiqin. Po e kam taku si Albini-Rashiqin se edhe Rashiqi mund të bëhet naj kriminel. Por në kohën e qeverisjes sime, policia i ka hyrë në banesë. Ai ka ik dhe ma s’u kthy në Kosovë”, ka thënë ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së ka theksuar se qysh në javën e parë të qeverisjes, asociacionin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Javën e parë të qeverisjes, asociacionin e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese. Ekziston çdo herë mundësia që Gjykata Kushtetuese edhe me rrëzu krejt ose me i hudh poshtë disa pika të asociacionit”, ka thënë Haradinaj.

Përshpejtimin e këtij procesi, Haradinaj e ka lidhur me zhvillimet e reja në Evropë dhe Washington.

“Nuk kam kohë me i humb Kosovës me këto zhvillimet e reja si në Evropë dhe si në Washington sepse mund të marrim goditje të papërballueshme dhe më të mëdha sesa këto që i kemi marrë deri tash për shtetësinë tone”, ka thënë Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat