Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Pejën.
AAK në njoftim tha si atje u takua me “figura të rëndësishme lokale” dhe se ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO përmes Planit Aksional nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, deklaroi Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në qytet, Haradinaj shprehu mirënjohje për Prof. Ali Sylqa, duke e cilësuar atë si “një nga shtyllat e AAK-së në qytet”.
“Kontributi i tij në themelimin, zhvillimin dhe forcimin e Aleancës në Pejë, për dekada, meriton respektin e mirënjohjen tonë më të thellë.”