spot_img
E premte, 24 Tetor, 2025
11:08
HomeKosovaHaradinaj: As në këmbim të postit të Presidentit s’kemi votë për “Kurtin...

Haradinaj: As në këmbim të postit të Presidentit s’kemi votë për “Kurtin 3”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ai dhe deputetët tjerë të AAK-së nuk kanë votë për Albin Kurtin për një mandat të ri në krye të qeverisë.

Madje, ai thekson se nuk do të kenë votë për të as në këmbim të postit të presidentit të vendit. Haradinaj më tej tha se kjo temë nuk është më as në tavolinë diskutimi.

- Advertisement -

“Nuk mundet me pas në këto rrethana votë për Albin Kurti, e kemi një bjeshkë në mes. Nuk kisha dashur ta komentoj fare. Nuk do të ketë votë. Nuk ka ndryshuar diçka që ne me ndryshu qëndrim. [Nëse ua ofron postin e presidentit?]. Faleminderit shumë, nuk ia japim votën, në këto rrethana. Nuk jemi të gatshëm dhe nuk është temë më në tavolinë presidenti”, tha Haradinaj në “Rubikon”.

Ai tha se mund të ketë qeveri Kurti 3, por që do të jetë vështirë meqë matematikisht u mungojnë edhe së paku 14 vota.

- Advertisement -

“Nuk e përjashtoj kurrë mundësinë që do të ketë Kurti 3, se është e padrejtë në politikë që të thuhet nuk ka me u bë. Por unë nuk shoh zgjidhje, në matematikë aq sa kam përvojë parlamentare, se ai i ka vetëm 48 deputetë, i mungojnë edhe një numër i theksuar, minimalisht edhe 14 deputetë”, tha më tej Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat