spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:27
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj: Dje u konfirmua fuqia politike dhe stabiliteti i Aleancës

Haradinaj: Dje u konfirmua fuqia politike dhe stabiliteti i Aleancës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas balotazhit që u mbajt dje në 18 komuna. Ai ka thënë se Kosova ka dëshmuar se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike.

Haradinaj  shtoi se dje u konfirmua “fuqia politike dhe stabiliteti” i AAK-së.

- Advertisement -

“Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, ndërsa do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë”, tha mes tjerash ai.

Ai ka thënë se i siguron 87 mijë e 358 qytetarët që e kanë votuar AAK-në në zgjedhjet lokale.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Edhe një herë, Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike. Me këtë rast, shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjitha institucionet e vendit për punën e shkëlqyer që kanë bërë.

Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, ndërsa do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë.

Andaj, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë aktivistët dhe strukturat tona, veçanërisht atyre në Diasporë, të cilët treguan përkushtim dhe vërtetësi në çdo hap.

Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më me ngulm për ta respektuar këtë besim, duke punuar, avancuar dhe u reformuar për zgjedhjet e ardhshme.

Kryetarëve Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Bashkim Ramosaj në Deçan, Smajl Latifi në Rahovec dhe Zenun Elezaj në Klinë, ju them faleminderit nga zemra. Ju treguat se jeni vlera e vazhdimësisë së transformimit të komunave që qeverisni, me punë konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme për çdo qytetar.

Për mua, dhe për secilin prej nesh, ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët.

Aleanca, është këtu dhe do të mbetet me rezultate e punë edhe më të madhe.

Faleminderit!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat