spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:11
HomeKosovaRamush Haradinaj reagim pas takimit me Vjosa Osmanin

Ramush Haradinaj reagim pas takimit me Vjosa Osmanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur me tone të ashpra pas takimit konsultativ në Presidencë, duke e quajtur “shije të keqe” dhe “fyerje për vendin” mospjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj vuri në dukje se në këtë bojkot, partia në pushtet u bë bashkë me Listën Serbe, veprim të cilin ai e sheh si të papranueshëm përballë përgjegjësisë shtetërore që duhet të ketë një mazhorancë.

- Advertisement -

Ai i ka cilësuar si “hajgare” dhe “tallje” përpjekjet e VV-së për ta dërguar dekretin e Presidentes në Gjykatën Kushtetuese, duke insistuar se afatet ishin të njohura dhe seanca e djeshme dështoi vetëm për fajin e tyre.

Gjatë takimit me Presidenten Osmani, Haradinaj njoftoi se janë diskutuar tri data të mundshme për zgjedhjet: 5 prilli, 12 prilli dhe 19 prilli, ndonëse shtoi se AAK-ja nuk ka një preferencë të caktuar.

- Advertisement -

Lideri i AAK-së theksoi se aktualisht Kosova ndodhet në “auto-pilot” dhe se askush nuk ka më kompetenca përveç Kushtetutës, prandaj zgjedhjet janë rruga e vetme e mbetur.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat