Kandidati për Kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Gjilan.
Haradinaj ka thënë se ka një lidhje shpirtërore me këtë qytet që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjen aty.

Ai tutje ka thënë se sa herë shkon aty e konsideron të domosdoshme të ndalet dhe të të takojë njerëz punëtorë.

“Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë në këtë qytet bujar. Kur vizitoj Gjilanin, e konsideroj të domosdoshme të ndalem dhe të takoj njerëz punëtorë që jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit, por edhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona të shenjta të mikpritjes dhe respektit. Një prej këtyre shembujve frymëzues është miku im, Bekim Ukshini, i cili me përkushtim dhe vizion ka ditur ta transformojë biznesin familjar në një model suksesi për të gjithë” shkruan Haradinaj.



