spot_img
E martë, 12 Maj, 2026
13:08
HomeKosovaHaradinaj: Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër

Haradinaj: Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka përfunduar mbledhja e AAK-së, ku më pas Ramush Haradinaj, njofton se Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe “mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit, si dhe listën e kandidatëve për deputetë”.

Tutje, Haradinaj informon se “pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses”.

- Advertisement -

“Gjatë mbledhjes, diskutuam edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, shkruan Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i duke studiuar, televizori, redaksi dhe teksti që thotë "DIREKT DIREKTNENATO DIREKTNENATO ENATO"

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sot kemi kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morëm vendime të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të Aleancës.

Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës dhe mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit që do të dalë pas zgjedhjeve, si dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses.

Gjatë mbledhjes, diskutuam edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat