spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
02:26
HomeKosovaHaradinaj nga Lybeniqi i Pejës: Sot e për mot, përulemi me respekt...

Haradinaj nga Lybeniqi i Pejës: Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një prej ngjarjeve më tragjike dhe më të përgjakshme të luftës në Kosovë. Në nderim të viktimave, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka zbuluar një pllakë përkujtimore në shtëpinë e Ahmet Ukshinajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj rikujtoi se java e parë e prillit të vitit 1999 ishte kobshme për këtë fshat dhe zonën përreth, ku makineria serbe ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur.

- Advertisement -

“Lybeniqi u masakrua më 25 maj 1998, ndërsa java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat dhe zonën përreth. Shteti serb ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur nga Lybeniqi, Buçani, Rashiqi, Loxha, Kosuriqi dhe Prilepi”, shkroi Haradinaj, duke ndarë dhimbjen me familjarët e viktimave.

Nderim për bazat e para të UÇK-së Gjatë vizitës, Haradinaj vlerësoi lart kontributin e familjes Ukshinaj, duke i ndarë Ahmet Ukshinajt dekoratën “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

- Advertisement -

“Në vitet e 90-ta, kulla e tij ka qenë një prej bazave më të sigurta dhe më të rëndësishme të UÇK-së, një çerdhe e shumë luftëtarëve të orëve të para”, theksoi kreu i AAK-së.

Kujtesa për Gjakovën Përveç Lybeniqit, Haradinaj kujtoi edhe martirizimin e dhjetëra shqiptarëve në qytetin e Gjakovës, duke përmendur sakrificën e familjes së Januz Canës, e cila u shua pa pasardhës, si dhe të rënët në shtëpinë e familjes Vejsa.

“Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre u bënë mburojë e kësaj toke. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat