spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:21
HomeKosovaHaradinaj i reagon Kurtit, e akuzon se po e gënjen diasporën

Haradinaj i reagon Kurtit, e akuzon se po e gënjen diasporën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit tregoi për një tubim me diasporën.

Haradinaj ka shkruar se diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor, dhe se këtë duhet ta thotë gjithkush dhe në çdo rast.

- Advertisement -

Por, mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet.

“Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize. Të ju sqaronte bashkombasve se së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë. Diasporës duhet t’i tregohet e vërteta se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fajtorë pse Kosova nuk është në proces të anëtarësimit në NATO, se Kosova është përjashtuar nga “Defender”, se është nën sanksione të BE-së. Të paktën do të duhej që t’u thuhej se informata e qeverisë për rritje ekonomike prej 33 për qind është gënjeshtër, sepse e vërteta është dhjetë herë më pak. Ose t’u tregohej se pagat në Kosovë gjatë qeverisjes së tij janë rritur vetëm për 6.8 euro. Pse Kryeministri nuk i tha diasporës se ajo për 4 vjet është rritur në numër për 200 mijë njerëz që e kanë braktisur Kosovën, por u mundua t’i mashtrojë me fjalinë “JU E KENI GJETUR Atdheun”! Si mund ta gjejë njeriu atdheun e tij, derisa e braktis atë nga halli?”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se janë edhe 1001 të vërteta të tjera të dhimbshme që Albin Kurti nuk i kishte përmendur në takim me diasporën, por sot bota është zvogëluar dhe njerëzit po shohin e po dinë.

“Kushdo që e respekton, e nderon dhe e konsideron diasporën si pjesë të atdheut, ai ia thotë asaj të vërtetën. Gënjeshtra apo gjysmë e vërteta janë mohim i saj!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat