spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:01
HomeBotaAmerikaHaradinaj kërkon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO në takimin me...

Haradinaj kërkon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO në takimin me zyrtarin e lartë amerikan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ramush Haradinaj takon Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Shtetit në SHBA, diskutohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA, ku sot në mëngjes, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, bëri të ditur se ka takuar Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

- Advertisement -

Gjatë takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Haradinaj dhe z. Kasanof diskutuan zhvillimet politike në Kosovë në një atmosferë të hapur, përmbajtësore dhe miqësore.

Haradinaj falënderoi z. Kasanof, administratën amerikane dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tyre maksimal ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Ai theksoi nevojën për një kontratë afatgjatë që synon anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si një hap thelbësor për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në rajon.

Gjithashtu, Haradinaj vlerësoi lidershipin dhe angazhimin amerikan si kyçe për një marrëveshje strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së dhe për përparimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik.

Haradinaj përmendi arritjet e Kosovës që nga vitet ’90, përfshirë luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit, duke theksuar se këto janë arritur në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sipas tij, duhet të jetë një fitore e përbashkët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat