spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
17:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj kërkon rinumërim të plotë: Grusht hajdutësh, e habitshme qysh Prokuroria s’po...

Haradinaj kërkon rinumërim të plotë: Grusht hajdutësh, e habitshme qysh Prokuroria s’po lëviz

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, pasi rinumërimi i votave në afro 1000 vendvotime dëshmoi manipulimet.

“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

- Advertisement -

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, shtoi Haradinaj.

Ai tha se ishte “e habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot”.

- Advertisement -

“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”, shkroi ai.

“Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, shtoi Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat