spot_img
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
02:46
HomeKosovaHaradinaj: Kishte skepticizëm për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por garantova se...

Haradinaj: Kishte skepticizëm për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por garantova se do të jetë forcë e paqes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për kohën kur si kryetar i Qeverisë kishte arritur të krijonte Ushtrinë e Kosovës.

Ai tregoi se ka pasur edhe shtete skeptike se krijimi i një force të tillë do të destabilizonte vendin por edhe rajonin.

- Advertisement -

“Ka qenë një e drejtë e mohuar e jona. Është punuar nga shumë breza, nga ata që nisën luftën për çlirimin e Kosovës. Ka qenë një porosi e të gjithë bashkëluftëtarëve, dëshmorëve e të gjallëve, dhe para ardhjes në detyrë të qeverisë, e kam pasur këtë qëllim, që ta bëjmë qeverinë. Kemi punuar çdo ditë, dhe mundësia për ta krijuar u mundësua nga takimi në Pentagon, me në atë kohë Sekretarin e Mbrojtjes, gjeneralin Matis, dhe vetvetiu këtu u hapën dyert që të veprojmë”.

“I jemi mirënjohës Administratës Trump që ka qenë në mbështetje tonën, dhe i falënderoj për besim e përkrahje edhe plot vende tjera anëtare të NATO-s. vërtetë që ka pasur skeptikë, e besoj që ka ende. E lidhnin me 1244, ose me ndryshim të Kushtetutës… por, përkundër shqetësimeve që i kanë pasur plot se krijimi i Ushtrisë së Kosovës mund të jetë destabilizim, si për Kosovën ku funksionojnë shumë ushtri që janë pjesë e KFOR-it, ose destabilizim rajonal që do të ketë reagime në rajon, besa u mendoke që edhe në veri mund të ketë reagime. Por, u arrit që Ushtria e Kosovës është e paqes, që ne jemi të fundit që e kemi fituar paqen dhe do të jemi të fundit që do ta lëshojmë paqen”, deklaroi Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosovës.

- Advertisement -

Ai tha se ne nuk duhet asnjëherë të jemi burim destabilizimi apo krize që nuk është e domosdoshme për Kosovën ose për aleatët e vendit.

Haradinaj tha se në bindjen e aleatëve ka ndikuar edhe fakti se ai vetë ka qenë ushtar i UÇK-së.

FSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat