Në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 28 Dhjetorit, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim me tone emocionale, duke e quajtur Kosovën “nënën tonë” dhe duke kërkuar që qytetarët t’i qëndrojnë pranë vendit dhe familjeve të tyre.
“Ti ndjen në zemër… Kosova është nana jonë. Kosovën e duam pakushte. Do t’i qëndrojmë krah nënës dhe Kosovës”, u shpreh Haradinaj.
- Advertisement -
Ai theksoi mbështetjen për familjet që jetojnë e ndërtojnë jetën në vend, duke përmendur fëmijët që “linden dhe rriten në Kosovën tonë”, si dhe prindërit “që na bënë ta duam” Kosovën.
Fjalimi u fokusua në mesazhin e përkatësisë, sakrificës dhe detyrimit moral për të mos e lënë Kosovën vetëm, në prag të nisjes së garës elektorale.



