spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
00:54
HomeKosovaHaradinaj kritika Kurtit pas dorëzimit të raportit të BE-së

Haradinaj kritika Kurtit pas dorëzimit të raportit të BE-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar gjetjet e Raportit të Progresit që Komisioni Evropian publikoi të mërkurën.

Raporti vjetor për Kosovës në vlerësuar nga pushteti e kritikuar nga opozita.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se raporti për këtë vit, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka larguar dhe sabotuar Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s.

- Advertisement -

“Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës. Në katër vitet e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike. Largimi i Kurtit nga qeverisja po shndërrohet çdo ditë në një obligim kombëtar për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat