spot_img
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
08:54
HomeKosovaNë përvjetorin e masakrës së Tusuzit, Haradinaj shpreh respekt për viktimat

Në përvjetorin e masakrës së Tusuzit, Haradinaj shpreh respekt për viktimat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Tusuzit.

Haradinaj thotë se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri, duke shtuar se është përgjegjësi e tyre të shkojë drejtësia në vend.

- Advertisement -

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe. Kujtimi për të rënët nuk shuhet kurrë. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat