“Haradinajt kundër Kurtit” ishte titulli i një debati të transmetuar nga një televizion kombëtar në Kosovë. Ky titull, i cili në vetvete as nuk ishte neutral dhe as në favor të të ftuarit në panel, u tregua që nga fillimi si një përballje e njëanshme mes moderatorit dhe panelistëve të tjerë. Në një mjedis normal dhe në kushtet e zhvillimit të gazetarisë së mirëfilltë, një titull i tillë nuk do të kishte vend në një emision të këtij niveli.
Ky emision, ashtu si edhe herë të tjera, tregoi se i shërben një partie të caktuar dhe një koncepti që aktualisht nuk është as opozitë, as përfaqësues i drejtë i vendit që ka qeverisur për gati katër vite. Demokracia gjithmonë është mbajtur e qëndrueshme nga “pushteti i katërt”, që për nga fuqia informuese dhe sensibilizuese konsiderohet më i rëndësishmi – mediat. Prandaj, sot, më shumë se kurrë, konsiderojmë se mediat duhet të qëndrojnë neutrale në informim dhe debate, duke mos favorizuar asnjë qeveri apo parti politike, veçanërisht jo atë që aktualisht është në pushtet.
Në përfundim të kësaj analize, mund të themi se titulli “Haradinajt kundër Kurtit” përfundimisht doli të jetë një avantazh për Kurtin, ndoshta pavetëdijshëm, përmes kurthit të ngritur nga formati i emisionit.

By: Storm-rks, frymëzuar nga Debat Plus