spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj: Kurti zgjodhi MAFINË energjetike dhe shkatërroi investimet Amerikane

Haradinaj: Kurti zgjodhi MAFINË energjetike dhe shkatërroi investimet Amerikane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Opozitare: Ramush Haradinaj ka bërë akuza të forta ndaj Qeverisë Kurti këtë mëngjes, duke theksuar se vendimet e saj të gabuara kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës dhe interesat strategjike të vendit.

Sipas Haradinajt, anulimi i projektit amerikan të gazit dhe tërheqja e kompanisë Contour Global nga projekti për ndërtimin e Kosovës C, janë ndër vendimet më të dëmshme të qeverisë aktuale. Ai theksoi se vendimi për të refuzuar çmimin prej 80 euro për megavat-orë, dhe mbështetja ndaj “mafias energjetike rajonale”, ka rezultuar në pagesa marramendëse prej mbi 365 milionë euro për vetëm dy vitet e fundit.

- Advertisement -

“Kur isha Kryeministër, importet e energjisë elektrike për dy vitet (2018-2019) ishin 282 milionë euro më të ulëta. Sot, pagesa ditore për mafian energjetike arrin në 500,000 euro,” deklaroi Haradinaj, duke cituar raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2023.

Ai vazhdoi më tej, duke kritikuar Vetëvendosjen se, ndërsa kur ishte në opozitë fyente dhe kritikonte planin për prodhimin e energjisë me çmim prej 83 euro nga Kosova C, sot po blen energji me çmime mesatare prej 268.82 euro në vitin 2022 dhe 129 euro në vitin 2023. Haradinaj u shpreh se kjo qeveri nuk i ka shërbyer shtetit dhe popullit të Kosovës, por mafias energjetike.

- Advertisement -

“Prokuroria ka nisur hetimet ndaj figurave kryesore të VV-së dhe gjithçka do të zbardhet, por një gjë është e qartë: ky është një krim që i është bërë Kosovës dhe askush nuk duhet të shkojë pa përgjegjësi, sidomos Kryeministri aktual,” përfundoi Haradinaj, duke theksuar se ndonëse Kurti është krenuar për “çmontimin e Contour Global-it”, në realitet, “ai po përpiqet të çmontojë popullin e vet” / Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat