Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ka pyetur liderët e partive politike nëse kanë ndërmend të bëhen bashkë për çështjen e sjelljes së shtetit ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, në paraburgimin e së cilës po mbahen ish-krerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?”, shkroi mes tejrash Haradinaj në një postim në “Facebook”.
Reagimi i plotë:
Mirëmëngjesi, liderë të partive politike!
A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?
Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!
Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg.



