spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:19
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj liston 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Haradinaj liston 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka treguar se cilat janë 10 prioritetet e tij nëse ai arrin të bëhet kryeministër.

Ai ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen ekonomike deri në 7 për qind, 1 miliard euro për bizneset e reja dhe ato prodhuese-eksportuese.

- Advertisement -

Këto janë 10 prioritetet e Haradinajt:

  1. Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
  2. Rritje ekonomike deri në 7 %.
  3. 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
  4. Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
  5. Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
  6. 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
  7. Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
  8. 6 % e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
  9. Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
  10. Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat