Ramush Haradinaj kishte shtyrë vizitën në SHBA – sinjal për të ardhmen politike?
Ramush Haradinaj, i ftuar nga Kongresi Amerikan për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump më 20 janar, duket se ka shfrytëzuar qëndrimin në SHBA për një agjendë më të thelluar politike. Nga postimet e tij në rrjetet sociale, si dhe burime të afërta me Storm•, mësohet se vizita ishte shtyrë me kërkesën e disa personaliteteve, udhëheqësve dhe organizatave amerikane, të cilat i kanë mundësuar disa takime të rëndësishme me drejtues të institucioneve kryesore në SHBA.
Qëllimi? Haradinaj, në këto takime, ka shpjeguar situatën aktuale në Kosovë dhe ka prezantuar argumentet e tij për një ndryshim të kursit të drejtimit të shtetit, duke adresuar me kritika zhvillimet e fundit në vend.
A është kjo një lëvizje që e pozicionon Haradinajn si kryeministrin e ardhshëm të Kosovës apo si një opozitar i matur dhe strategjik për të ardhmen? Kjo do të bëhet më e qartë pas 9 shkurtit, kur situata politike mund të marrë një drejtim të ri. Koha do të tregojë!



