spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
10:36
HomeKosovaHaradinaj mbështet protestën e veteranëve dhe bën thirrje për mobilizim qytetar

Haradinaj mbështet protestën e veteranëve dhe bën thirrje për mobilizim qytetar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, duke kundërshtuar çdo përpjekje për, siç tha ai, shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.

Në një deklaratë publike, Haradinaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës dhe sakrificës për liri, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestë.

- Advertisement -

Ai ftoi bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendi i Kosovës.

“Dalja në këtë protestë është një akt në mbrojtje të sakrificës sonë për liri dhe të së vërtetës historike”, thuhet në thirrjen e tij.

OVL-UÇK protestë para Kuvendit: Skandali i ekspozitës 2026

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat