Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë dhimbjen me Salih Mustafën lidhur me vdekjen e babait të këtij të fundit, duke thënë se sakrifica për atdheun ende vazhdon.
‘‘Sakrifica për atdheun ende vazhdon, derisa Salih Mustafa – Cali përballet me procese të padrejta, babai i tij, Jahja, u nda nga kjo botë, duke lënë pas një jetë të tërë me sfida.
Sot ndaj dhimbjen me Calin dhe mbarë familjen Mustafa!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën!



