spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:42
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj në Bradash: Përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri...

Haradinaj në Bradash: Përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se programi i kësaj partie ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor dhe asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

- Advertisement -

Po ashtu, kandidati i AAK-së, ka deklaruar edhe se do të ndahen grante pa kthim për të rinjtë që nisin biznese.

Postimi i plotë:

Bradashi për Kosovën Fituese 137

Koalicioni për Kosovën Fituese 137, po zhvillon çdo ditë dhjetëra takime në lagje, fshatra e bashkësi lokale në mbarë vendin. Sonte pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin me familjen e Orzhanëve në Bradash të Podujevës.

Programi ynë ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri. Nuk do të mbes asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor, asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare, e asnjë pension nën 500 euro.

Për të rinjtë që nisin biznese, do të ndahen grante pa kthim, stimul ky për ekonominë por edhe parandalim i largimit të të rinjve nga vendi.

Antarësimi direkt në NATO, do të sjellë siguri të përhershme, por dhe zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik.

1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat