spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
20:56
HomeKosovaHaradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit italian në Kosovë, De Riu

Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit italian në Kosovë, De Riu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Haradinaj tha se i ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin personal për avancimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadorit të Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e tij personal në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Po ashtu, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në proceset kyçe për vendin tonë.

Italia ka qenë dhe mbetet një partnere strategjike e Kosovës, ndërsa puna e Ambasadorit De Riu është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë.

I uroj suksese të mëtejshme në angazhimet e ardhshme. Faleminderit, Ambasador!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat