spot_img
E premte, 22 Maj, 2026
22:00
HomeKosovaHaradinaj: Në qeverisjen e Gjinit do t’i rikthejmë projektin e Termocentralit të...

Haradinaj: Në qeverisjen e Gjinit do t’i rikthejmë projektin e Termocentralit të ri dhe Gazsjellësin amerikan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompaninë BBI Plast në Vushtrri, një nga storjet e suksesit të prodhimit vendor në Kosovë, ku prodhohen ambalazhe plastike me cilësi të lartë.

Gjatë vizitës, Haradinaj u njoftua nga afër me punën e përditshme të kompanisë, si dhe me sfidat me të cilat përballen prodhuesit vendorë.

- Advertisement -

Ai theksoi se bizneset vendore po përballen me barrë të lartë të faturave të energjisë elektrike, si pasojë e varësisë nga importi i rrymës, gjë që sipas tij po e vështirëson seriozisht konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

BI Plast nga Vushtrria është një tjetër storje suksesi e prodhimit vendor. Në këtë fabrikë prodhohen ambalazhe plastike me cilësi të lartë, duke kontribuar drejtpërdrejt në fuqizimin e ekonomisë sonë.

Gjatë vizitës në këtë kompani u njoftova nga afër me punën e tyre të përditshme, por edhe me sfidat  me të cilat ata.

Si shumë biznese të tjera, edhe këta po përballen me barrën e faturave të larta të rrymës. Në vend që prodhimi vendor të mbrohet dhe të fuqizohet, ai sot po operon në kushte të pabarabarta dhe me kosto të larta që e vështirësojnë konkurrueshmërinë me tregjet rajonale.

Për këtë arsye, prodhuesve tanë u duhet një qasje tjetër ekonomike, që i mbështet dhe i lehtëson nga këto barriera.

Projektet strategjike që i kishim nisur më herët për garantimin e pavarësisë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë ndërtimin e termocentralit të ri dhe gazsjellësin amerikan, janë ndalur nga qeveria në largim. Këto projekte do të jenë prioritet që në ditët e para të qeverisjes së Ardian Gjinit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat