spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:43
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj në Skenderaj: Drenica dhe Dukagjini bashkë luftuan për të larguar Serbinë...

Haradinaj në Skenderaj: Drenica dhe Dukagjini bashkë luftuan për të larguar Serbinë nga Kosova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës.

Daut Haradinaj në tubimin madhështor në Skenderaj, ka thënë se kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i ndriçimi dhe turmë

“Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu. Sot jemi bashkuar për t’a bërë Kosovën anëtare të NATO-s. Skënderaj ja din rëndësinë sigurisë së Kosovës, dha gjithçka çka kishte për lirinë saj. Skënderaj me Gjeneral Nuredinin dhe Gjeneral Kodrën, sot i dhanë besën Koalicionit për Kosovën Fituese, sepse vetëm përmes kësaj liste dalim ballëhapur para qytetarëve tanë duke ju dhënë siguri, mirëqenie dhe integrim”, ka thënë Daut Haradinaj.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Haradinaj ka shtuar se lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës.

“Lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës, njësoj sikur në çdo kohë kur Kosova kishte nevojë për ne. Ka qenë dhe është nder i madh me u rreshtu bashkë, prapë.

Na priftë e mbara!”, është shprehur Daut Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat