spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeLajmeHaradinaj në varrimin e aktivistes së AAK-së, Greta Kryeziu

Haradinaj në varrimin e aktivistes së AAK-së, Greta Kryeziu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në varrimin e Greta Kryeziut në fshatin Roganë të Kamenicës.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e ka përkujtuar aktivisten e partisë së tij si një profesioniste të përkushtuar dhe të palodhshme, që la gjurmë të pashlyeshme në punën e saj brenda Aleancës.

- Advertisement -

“Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit”, ka shkruar Haradinaj, duke u shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj.

Foto e publikuar në 16 Prill 2025

Rikujtojmë se Greta Kryeziu ishte Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Kamenicës, komunë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ku në nivel lokal është në koalicion edhe me AAK-në.

- Advertisement -

Greta Kryeziu ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat