spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
05:19
HomeKosovaHaradinaj: Rihapja e Notre Dame, simbol i kulturës franceze dhe botërore

Haradinaj: Rihapja e Notre Dame, simbol i kulturës franceze dhe botërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për rihapjen e katedrales ikonike Notre Dame në Paris.

Ai ka thënë se Notre Dame është një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës.

- Advertisement -

“Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh.

Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale.

Sot, bashkë me popullin francez, urojmë dhe festojmë rilindjen e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçarë të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame në Paris. 🇽🇰 🇫🇷

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat