spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
23:43
HomeKosovaHaradinaj: Njohja nga Bahamas forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Haradinaj: Njohja nga Bahamas forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi që shteti i Bahamas e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

Haradinaj ka thënë edhe se, Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Edhe një njohje e rëndësishme për Kosovën.

- Advertisement -

Bahamas sot u bë shteti i 121-të që njeh vendin tonë. Kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme.

Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas. Flamuri i saj do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Urime Kosovë 🇽🇰 🇧🇸

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat