spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:27
HomeKosovaHaradinaj pa qëndrim për Limajn: “Nuk kemi diskutuar, nuk e di nëse...

Haradinaj pa qëndrim për Limajn: “Nuk kemi diskutuar, nuk e di nëse do ta votoj”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për të mbështetur një kandidat unifikues për postin e kryetarit të Kuvendit.

Haradinaj është pyetur se a do ta votonte kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar Kuvendi, u shpreh se ajo nuk është diskutuar në grupin parlamentar dhe se nuk ka një qëndrim personal nëse do ta votojë ose jo.

- Advertisement -

“Po mbaj shpresë që do të ketë kandidate unifikuese. Edhe pse nuk është përgjegjësia jonë kemi dhënë një propozim, ne do të japim votën nëse do të propozohet Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi. Nuk mund të jap një mendim, sepse nuk kemi diskutuar në aleancë. Kemi ato situatat e rrugëtimit të tij ndaras dhe nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Po vijmë me shpresë që ta bëjmë një zgjidhje. Eshtë rast i rrallë që një parti opozitare është e gatshme për kandidatin unifikues, për fat të keq jemi në një situatë jo të mirë. Shpresoj të ketë reflektim, ka shumë emra të tjerë që mund t’i votojmë”.

“E kemi sqaruar këtë temë, ne si deputet i kemi bindjet tona në grup. Nuk e kemi diskutuar kandidaturën e Limajt. Nuk kam qëndrim se a do ta votoj”, tha Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat