spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
13:14
HomeKosovaHaradinaj për Albin Kurtin: Është njeri i Rusisë dhe Serbisë dhe i...

Haradinaj për Albin Kurtin: Është njeri i Rusisë dhe Serbisë dhe i pa fytyrë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ishte i ashpër ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke e quajtur atë si njeri i Rusisë dhe Serbisë e gjithashtu edhe si i pa fytyrë.

Ai tha se Amerika ka qenë ajo që e ka ndihmuar vazhdimisht në beteja të ndryshme e që ndihmon edhe sot.

- Advertisement -

Haradinaj në kanal10 tha se Amerika ka qenë ajo që i largoi rumunët dhe ata të KFOR-it qe ishin të lënduar dhe e  kanë shpëtuar policinë në veri.

Ai gjithashtu theksoi se kjo është një idiotësi kur thuhet se Amerika nuk dëshiron rend dhe ligj në veri, pasi që ata e kanë ndihmuar gjithmonë Kosovën dhe çështjet në veri.

- Advertisement -

“Amerika i ka bë ato sene, ky është i pafytyrë shumë ju lutna, është njeri i Rusisë e i Serbisë kur flet kështu. Me ju thanë ti studentave që po du me bo rend e ligj në veri e për qato Amerika nuk po m’don. Qysh more nuk po të vjen marre, kur Amerika ta ka mundësu me bo atë rend e ligj”, shtoi tutje Haradinaj.

Haradinaj e quajti Kurtin si “Djali i Putinit, për faktin se sipas tij, Kurti po krijon krizua në vendin tonë dhe po e bën të pasigurtë qëndrimin në vend.

Ai tha se shumë mirë po tregon Amerika që të qëndorjmë anash dhe të qëndrojmë në hartën tonë, sepse siç e tha Haradinaj, Amerika mezi na ka sjellë këtu, në këtë ditë si të lirë e të pavarur.

“Amerika po thotë rrini ju anash, në gjendjen e juaj, krzni puntë e juja, mos hyni në harta të pasigurisë, po na thotë përditë, se mezi ju kem pru këtu ku jem kem pru e mos rrini në hartë të pasigurisë, rrini të sigurt, rrini me ne. O dal ky djali i Putinit, po don me kriju krizë këtu. Nuk ka kurrkujt tjetër mi këtë dhe, kriza situata të pasigurta mrena territorit të Kosovës nuk i shërbejnë kurrkujt tjetër pos Putinit”, shtoti tutje Haradinaj në kanal10.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat