Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme 36 vjet më parë, duke e mbrojtur me guxim të palëkundur idealin për lirinë e atdheut.
“Me veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare. Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.



