spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:39
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj premton grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë...

Haradinaj premton grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë studentët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mijëra të rinj nga Suhareka i janë bashkuar sot tubimit madhështor të organizuar nga koalicioni për Kosovën Fituese, ku kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, prezantoi planin ambicioz për mbështetjen e rinisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe turmë

- Advertisement -

“Rinia e Suharekës është shembull i asaj që Kosova mund të arrijë”, u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm që ofron ky qytet në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai prezantoi paketën gjithëpërfshirëse të mbështetjes për të rinjtë, e cila parasheh grante pa kthim për bizneset start-up dhe bursa për të gjithë studentët, pavarësisht nëse studiojnë në institucione publike apo private.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i turmë

Kandidati për kryeministër theksoi se qeveria e ardhshme do të ndajë 6% të GDP-së për arsim dhe edukim, një investim strategjik që do të fillojë menjëherë pas 9 shkurtit.

“Çelësi i zhvillimit të vendit është i qartë – anëtarësimi direkt në NATO dhe forcimi i aleancës së përhershme me Amerikën”, shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e orientimit euro-atlantik të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti

Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrja masive e të rinjve të Suharekës, të cilët shfaqën mbështetje të plotë për vizionin e prezantuar nga Kosova Fituese.

Entuziazmi i tyre reflekton besimin në një të ardhme më të mirë për Kosovën, të bazuar në zhvillim ekonomik dhe integrim ndërkombëtar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat