spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:01
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj premton mbështetje dhe ulje të TVSH-së për sektorin e gastronomisë

Haradinaj premton mbështetje dhe ulje të TVSH-së për sektorin e gastronomisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe turmë

- Advertisement -

Ai gjithashtu tha se do të ketë ulje të TVSH-së në 8 % për 4 vite në sektorin e gastronomisë dhe reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

“Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin”, tha Haradinaj.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Postimi i plotë:

𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐅𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝟏𝟑𝟕 – 𝐏ë𝐫 𝐆𝐚𝐬𝐭𝐫𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧ë

Gastronomia, ky sektor vital i ekonomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

  • Ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë
  • Reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi
  • Ulje të normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%
  • Sistem të ri të pagesave tatimore me pasdhënie me këste
  • Ndryshim të Ligjit për Zhurma për të mbrojtur bizneset
  • Ligj të ri për duhanin sipas sistemit FUMAR – me zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara

Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin.

Me 9 shkurt, duke votuar për Koalicionin për Kosovën Fituese 137, nisim kapitullin e ri të një Kosovë me ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat