spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
10:48
HomeKosovaHaradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës...

Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism Global, David Anderson.

Haradinaj ka thënë se David Anderson është një nga autoritetet kryesore në botë për ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit e kulturës.

- Advertisement -

“Pata kënaqësinë të takoj Dr. David Anderson, themelues dhe president i Gracism Global, një nga autoritetet kryesore në botë në ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit, kulturës dhe pasurisë. Falënderova Dr. Anderson për punën e tij globale që ka sjellë shpresë e pajtim për komunitetet, nga Afrika, Azia, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO.

- Advertisement -

“Theksova së rezultati më i madh i paqes dhe zhvillimit është anëtarësimi direkt në NATO i Kosovës, duke iu bashkuar kombeve liridashëse”, është shprehur Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat