spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeKosovaKuvendiHaradinaj: Rrezikojmë të shkojmë drejt pafundësisë me ngërçin në Kuvend

Haradinaj: Rrezikojmë të shkojmë drejt pafundësisë me ngërçin në Kuvend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prishtinë, 27 prill 2025 – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka dhënë qëndrimin e tij para se të hyjë sot në sallen plenare të Kuvendit të Kosovës, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e tij, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe me rrezik të thellimit të mëtejmë të krizës institucionale.

Haradinaj tha se Aleanca mbetet e përkushtuar për t’i dhënë zgjidhje formimit të institucioneve, por akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se me kandidimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ka treguar mungesë serioziteti për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

“Ne si Aleancë jemi të hapur për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje. Nëse vazhdohet kështu, me këtë qasje të Vetëvendosjes, ekziston rreziku real që të shkojmë drejt një situate pa dalje dhe pa afat,” theksoi Haradinaj.

Ai bëri thirrje për dialog ndërmjet partive politike, duke kërkuar që interesat partiake të lihen anash në funksion të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Ngërçi politik që ka paralizuar Kuvendin po zgjat prej më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me pasoja të ndjeshme në proceset institucionale dhe funksionimin demokratik të vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat