spot_img
E shtunë, 28 Mars, 2026
12:55
HomeKosovaHaradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK-në, tash...

Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK-në, tash edhe viktimat e luftës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë me huqje të mëdha për masakrat serbe në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Gashi e ofendon UÇK-në, ndërsa tha se një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht përmes mekanizmave shtetërore të udhëhequr nga LVV-ja.

- Advertisement -

“Mirënjohje për Astrit Gjocin, edhe pse ky turp është vështirë të mbulohet. Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, sipas tij, shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë.

Pezullohet ekspozita për masakrat e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat