spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj: Shohim dyfishim të besimit dhe presim dyfishim të numrit të deputetëve

Haradinaj: Shohim dyfishim të besimit dhe presim dyfishim të numrit të deputetëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, pas përmbylljes së tubimit qendror të fushatës zgjedhore ka thënë se në këto zgjedhje është ndryshe nga zgjedhjet e mëhershme.

Ai ka thënë se koalicioni do të ketë një rezultat solid, me mundësinë për një befasi më të madhe nga ajo që është pritur.

“Edhe Aleanca e ka një rritje enorme, është shumë e vështir sot me dhënë numra, por ka një rritje enorme. Ne në një mënyrë apo në një tjetër shohim një dyfishim të besimit në teren dhe presim dyfishim më së paku të numrit të deputetëve”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Debat Plus”.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat