spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
18:37
HomeKosovaHaradinaj shpreh ngushëllime për familjen e heroit Indrit Cara

Haradinaj shpreh ngushëllime për familjen e heroit Indrit Cara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e heroit të kombit, Indrit Cara pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Lulzim Cara.

Haradinaj ka thënë se lum ata prindër që rritën e edukuan fëmijë, të gatshëm për sakrificën më të lartë për liri.

- Advertisement -

“Me familjen e nderuar Cara dhe bashkëluftëtarët, ndajmë dhembjen pas ndarjes nga jeta të Lulzimit, baba i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lum ata prindër, e lum ato familje në mbarë viset shqiptare që rritën e edukuan fëmijë, të gatshëm për sakrificën më të lartë për liri”, ka thënë Haradinaj, njofton zyra për informim e AAK-së.

Haradinaj është shprehur se kujtimi për dëshmorët është dëshmi e atdhedashurisë.

- Advertisement -

“Kujtimi për Dëshmorët mbetet përjetësisht në kujtesën tonë, si dëshmi e dashurisë më të pastër për Atdheun”, ka përfunduar Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat