spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
12:19
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj takohet me ambasadorin francez, diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Haradinaj takohet me ambasadorin francez, diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë.

Haradinaj thotë se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për anëtarësimin në NATO”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe tribunë

“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat