spot_img
E hënë, 9 Shkurt, 2026
23:05
HomeKosovaHaradinaj takohet me Osmanin, biseduan rreth zhvillimeve politike në vend

Haradinaj takohet me Osmanin, biseduan rreth zhvillimeve politike në vend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të konsultimeve me partitë politike.

Haradinaj tha se me të ka biseduar mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend.

- Advertisement -

Ai tha se i ka shprehur vlerësim Osmanit për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat