spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
21:05
HomeKosovaHaradinaj thotë se kemi pasur komunikim indirekt edhe me Vjosa Osmanin

Haradinaj thotë se kemi pasur komunikim indirekt edhe me Vjosa Osmanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai në Klan Kosova deklaroi se ka pasur komunikim indirekt me ish-presidenten Vjosa Osmani, rreth kësaj teme.

- Advertisement -

“Qëllimi i AAK-së ka qenë shmangia e zgjedhjeve. E kemi ofertuar edhe kur kemi pasur kandidaturën e z. Ramush Haradinaj për president dhe kemi thënë se në rast se do të vie një emër konsensual do të heqim dorë dhe do t’i japim përkrahje”, u shpreh Haradinaj.

“Njëjtë edhe përfaqësuesin e familjes Jashari. E kemi thënë që kjo do ta ndërronte lojën, ku ne jo vetëm që do t’ia bënim kuorumin por edhe do ta votonim”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat