spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
17:16
HomeKosovaHaradinaj thotë se Kurti është i involvuar në skandalin e grantit për...

Haradinaj thotë se Kurti është i involvuar në skandalin e grantit për vëllain e Pacollit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacolli fitoi grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.

Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij shefi i qeverisë është i involvuar.

- Advertisement -

“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, shkroi ai në një postim në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat