spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
06:34
HomeKosovaHaradinaj: Trefishimi i buxhetit për bujqësi, stadium dhe çerdhe në Drenas

Haradinaj: Trefishimi i buxhetit për bujqësi, stadium dhe çerdhe në Drenas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidaten për deputete të Kuvendit nga Drenasi, Valbonë Demaku-Berisha.

Haradinaj ka premtuar zhvillimin e Denasit ashtu siç e meriton.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person, tribunë dhe teksti

“Ne e dëshmuam se dimë të qeverisim me rezultate konkrete. Parku i Biznesit në Drenas është dëshmi e vizionit tonë për zhvillim. Tani është koha për hapin e radhës – Parkun e Biznesit 2 në Korroticë, projektin që qeveria aktuale e la në letër dhe propagandë. Me Valbonë Demaku Berisha në Kuvend, do të sigurojmë realizimin e pesë çerdheve publike dhe stadiumit modern në Korroticë, duke i dhënë Drenasit infrastrukturën që meriton”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

Haradinaj është zotuar për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit.

Postimi i plotë:

Ne e dëshmuam se dimë të qeverisim me rezultate konkrete. Parku i Biznesit në Drenas është dëshmi e vizionit tonë për zhvillim. Tani është koha për hapin e radhës – Parkun e Biznesit 2 në Korroticë, projektin që qeveria aktuale e la në letër dhe propagandë. Me Valbonë Demaku Berisha në Kuvend, do të sigurojmë realizimin e pesë çerdheve publike dhe stadiumit modern në Korroticë, duke i dhënë Drenasit infrastrukturën që meriton.

Kosova ka nevojë për kthesë të madhe. Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të huaja, duke garantuar sigurinë që na duhet për zhvillim të qëndrueshëm. Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500€, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat