spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
15:53
HomeKosovaHaradinaj udhëton drejt Uashingtonit për vizitë zyrtare

Haradinaj udhëton drejt Uashingtonit për vizitë zyrtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Uashington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga AAK njoftojnë se ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij, Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-të, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat