spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:31
HomeKosovaHaradinaj uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Haradinaj uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, të cilat këtë vit kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët – katolikë dhe ortodoksë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e qytetarëve, duke përfshirë edhe Imzot Dodë Gjergjin.

- Advertisement -

“Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët! Në këtë ditë të shenjtë, kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uroj paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja,” ka shkruar ai.

Haradinaj ka përmendur edhe Papën Françesku dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shprehur shpresën për njohjen e plotë të Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë.

- Advertisement -

“Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh,” ka përfunduar Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat