spot_img
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
23:15
HomeKosovaHaradinaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Haradinaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një mesazhi urimi, Haradinaj ka theksuar se muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera që, sipas tij, shqiptarët i kanë mishëruar gjatë gjithë historisë së tyre.

- Advertisement -

Ai i ka uruar posaçërisht Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare për fillimin e muajit të Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre. Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit! Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Agjërim të lehtë e të pranueshëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat