Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, tha se i ka vënë vijë të kuqe qeverisë Kurti 3.
“Në asnjë ofertë në asnjë situatë nuk bëhem pjesë e çfarëdo pazari politik …ma mirë kthehem veteran i UÇK-së me bashkëluftëtarët se sa me i bo një hakmarrje kaq të keqe Kosovës se është krim me mbështet atë që ka thënë Konjufca me mbështet një qeveri që s’është mirë me Amerikën, pra që është mirë me armiq tonë , nuk e bëj këtë’’, ka thënë ai në RTV21.



