Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në përfundim të vizitës së tij në Uashington, ka qëndruar për vizitë edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se ka falënderuar ambasadorin Ilir Dugolli për punën që bën bashkë me ekipin e Ambasadës.
Ai ka kërkuar nga Ambasadori që të vazhdojnë punën e tyre, meqë situata gjeo-politike s’është e lehtë.
Postimi i plotë:
Në përfundim të vizitës sime në Uashington, vizitova edhe Ambasadën tonë. Gjatë takimit, falënderova Ambasadorin Ilir Dugolli dhe ekipin e Ambasadës për shërbimin dhe përkushtimin ndaj vendit. I inkurajova që të vazhdojnë punën e tyre në këtë periudhë jo të lehtë të zhvillimeve gjeopolitike.
Si vend, jemi me fat që kemi mbështetje dhe mirëkuptim të fuqishëm nga shteti dhe populli amerikan



