spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:29
HomeKosovaZgjedhjet 2025Daut Haradinaj viziton familjet atdhetare në Drenicë

Daut Haradinaj viziton familjet atdhetare në Drenicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur në familjen e madhe të luftëtarit të madh nga fshati Grabovc, Shaban Berisha.

Daut Haradinaj ka thënë se ky fshat ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sonte isha në konakun e Shaban Berishës, luftëtarit të madh të luftës dhe paqes. Vëllezërit e tij, në krye me Milazimin, na pritën ngrohtësisht, siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje, në luftën e fundit, kishte rreth 20 luftëtarë, secili më i zoti se tjetri.

Fshati Grabovc, që ndan Drenicën me Fushë-Kosovën, ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike. Kjo bujari shihej edhe sot në sytë e dhjetëra burrave që na nderuan me mikpritje dhe përkrahje të hapur për Kosovën fituese.

Gjithmonë do të jem krah i këtyre sakrificave të përbuzura nga ky pushtet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat